Search

KEK: Mbahet mbledhja e përgjithshme vjetore e aksionarit

06 Qershor, 2024


Bordi i Drejtorëve të KEK, udhëhequr nga Kryesuesi z. Arton Ahmeti si dhe menaxhmenti i lartë në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Bekir Gerguri, zhvilluan mbledhjen e përgjithshme vjetore me përfaqësuesin e aksionarit, Bordin e Drejtorëve dhe z. Valon Prebreza, Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike ku u prezantua dhe shqyrtua Raporti Vjetor për vitin 2023, Raporti i Auditorit të Jashtëm për Pasqyrat Financiare për vitin 2023 si dhe performanca e menaxhmentit gjatë vitit 2023.

Përfaqësuesi i aksionarit z. Prebreza nga afër është njoftuar nga Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut, se përkundër sfidave të shumta me të cilat janë ballafaquar, KEK sh.a. Vazhdon të jetë i përkushtuar në eksploatimin e thëngjillit si lëndë e parë nga Divizioni i Prodhimit të Qymyrit (DPQ) dhe ngritjen e sigurisë së operimeve në njësitë prodhuese në dy termocentralet Kosova A dhe Kosova B.

Si rezultat i punës së Bordit, menaxhmentit dhe të gjithë punonjësve, korporata ka arritur të përmbush furnizimin me energji elektrike të KESCO për konsumatorët me shërbim universal, KOSTT dhe KEDS për humbjet në rrjetet e Transmetimit dhe Shpërndarjes së energjisë elektrike dhe kompaninë lokale Termokos ka arritur te furnizoje pandërprere me energji termike gjate gjithë sezonit dimëror.

Nga ky takim u ritheksua vazhdimësia e angazhimit të korporatës për furnizim të rregullt me energji elektrike dhe termike konform planit dhe bilancit vjetore të energjisë elektrike, projekteve kapitale rreth njësive prodhuese ekzistuese dhe njësive të reja nga burimet e ripërtërishme bazuar në strategjinë kombëtare të energjisë.