KEK fiton arbitrazhin kundër KEDS dhe KESCO për energjinë e tregtuar gjatë viteve 2020-24
November 03, 2025

KEK në bashkëpunim me Avokaturën Shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë, si palë paditëse, ka fituar arbitrazhin ndërkombëtar në Zvicër kundër KEDS dhe KESCO.
Operatori i shpërndarjes KEDS së bashku me kompaninë motrë KESCO, e cila rolin e furnizuesit kryesor në vend janë paditu nga KEK për mos pagesë të energjisë së shfrytëzuar nga viti 2020-2024.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Sipas tij, në këtë rast, KEDS dhe KESCO obligohen që t’ia paguajnë KEK-ut rreth 9 milionë euro kompensim dhe shpenzime të tjera të procedurës.
“Republika e Kosovës nuk po i ndalë fitoret në arenën ndërkombëtare, dhe ky është tregues që reflekton suksesin e Qeverisjes sonë. Kosova do të aspirojë edhe më fuqishëm në mandatin tjetër, me rezultate të cilat do të ndihen në të gjitha institucionet dhe në jetën e secilit qytetarë”, ka thënë Sallahu.
/Telegrafi