KEDS shqyrton mundësi bashkëpunimi me Operatorin e Shpërndarjes së Shqipërisë
December 03, 2025

KEDS njofton për takimin e mbajtur me OSHEE Group, Operatorin e Shpërndarjes në Shqipëri.
OSHEE GROUP ishte përfaçësuar nga Sokol Spahiu dhe Ardvin Kraja në takimin e mbajtur në zyret e KEDS në Prishtinë.
Vizita u realizua në kuadër të iniciativës së OSHEE-së për të ngritur një akademi brenda institucionit, duke e parë KEDS Academy si një model për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të të rinjve.
Në njoftimin e KEDS u tha se gjatë këtij takimi u ndanë përvoja rreth funksionimit të KEDS Academy, objektivave të saj, kurrikulave dhe praktikave më të mira.
“Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit mes KEDS dhe OSHEE, duke ndërtuar ura të reja për shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës në sektorin e energjisë.”, thuhet në njoftimin e KEDS.