KEDS punëson Lexueset e para femra
January 27, 2026

KEDS si hap drejt avancimit të barazisë gjinore dhe rritjes së përfshirjes në vendin e punës, ka punësuar për herë të parë 15 gra në pozitën e lexueseve të njehsorëve në terren, një rol që deri më tani ka qenë kryesisht i dominuar nga gjinia mashkullore.
Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, Alpin Doğan, iu ka uruar mirëseardhje punonjëseve të reja, duke theksuar përkushtimin e kompanisë për zgjerimin e përfshirjes së grave, me synimin që edhe në të ardhmen të angazhohen më shumë gra në pozita operative dhe teknike .
Në njoftimin e KEDS, është cekur se këto 15 gra janë përzgjedhur përmes një procesi të strukturuar dhe profesional, duke kaluar me sukses fazat e testimit, përgatitjes teorike dhe praktike , çka u ka mundësuar pajisjen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për punë efektive në terren.