Search

KEDS po dyfishon kapacitet e rrjetit elektrik në Ferizaj i cili dimrin e kaluar është goditur nga mbingarkesa ekstreme

September 16, 2025


KEDS ka njoftuar se është duke kryer punime intensive për rritjen e kapaciteti të rrjetit në Ferizaj, projekti i fundit përfshinë konvertimin nënstacionit Ferizaj 2 nga 10kV në 20kV.

Ferizaj po hyn në një fazë të re të përmirësimit të infrastrukturës energjetike. Aktualisht, në qytetin me rritjen më të shpejtë të popullatës dhe ekonomisë në Kosovë, është duke u realizuar një projekt madhor i konvertimit të daljeve të rrjetit të shpërndarjes nga 10kV në 20kV. Projekti përfshin gjithsej tetë Dalje, duke dyfishuar kështu kapacitetin e furnizimit me energji elektrike për mijëra qytetarë dhe biznese të zonës.

“Ky investim strategjik synon të eliminojë mbingarkesat në rrjet, të rrisë sigurinë e furnizimit dhe të ofrojë shërbime shumë më cilësore për konsumatorët. Me përfundimin e projektit, Ferizaj do të ketë një rrjet modern dhe të përgatitur për kërkesat e rritura të konsumit, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit“ njofton KEDS.

Sipas operatorit, projekti është planifikuar të përfundojë brenda këtij viti, duke i dhënë Ferizajt një avantazh të ngjashëm me atë që tashmë është realizuar në Prishtinë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit.

Në kuadër të këtij transformimi, në nënstacionin Ferizaj 2 tashmë janë vendosur kthina të reja të përshtatura me kapacitetin 20 kV. Kjo ngritë garantin që rrjeti do të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe pa ndërprerje edhe në kushtet e ngarkesave të larta. Të cilat gjatë dimrit të kaluar kanë qenë mjaft të shpeshta në Ferizaj.

KEDS zhvillon rrjeti i cili do të përmirëson shërbimet për mbi 100 banorëve në Maxhunaj të Vushtrrisë

Së fundmi, KEDS ka përfunduar me sukses një projekt të rëndësishëm në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, duke instaluar një transformator të ri me rrjet përcjellës të tensionit të ulët dhe të mesëm. Ky investim ka sjellë një ndryshim të ndjeshëm në cilësinë e shërbimeve energjetike për mbi 100 banorë të kësaj zone, të cilët tashmë gëzojnë furnizim stabil dhe të sigurt.

Ndryshimin madhor pas investimit të KEDS e pohojnë edhe konsumatorët e asaj pjese. Nazmi Proni, banor i fshatit, shprehet i kënaqur me këtë ndërhyrje:

“Na keni pshtu! Përpara, pajisjet nuk na funksiononin. Tash gjithçka punon qysh duhet. Na keni nxjerrë në dritë ”, tha Proni, xehetar në KEK, duke përmbledhur ndjesinë e banorëve të shumtë që tashmë përfitojnë nga ky projekt.

Vendosja e transformatorit dhe rrjetit përcjellës të ri syno të sigurojë një stabilitet afatgjatë në furnizim, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetesës dhe duke ofruar bazë më të mirë për zhvillim ekonomik lokal .