KEDS njofton se si kompania e taksive ka mbushur makinat elektrike me energji të vjedhur
February 21, 2025

KEDS ka njoftuar se si një nga kompanitë e taksive në Prishtinë kanë keqpërdoruar energjinë elektrike për mbushjen e makinave të tyre elektrike.
“Në tetor të vitit të kaluar patëm raportuar për një kompani të taksive nga Prishtina, pronari i së cilës ishte zënë nga KEDS-i duke vjedhur energjinë elektrike. Shërbimin për klientë e kishte me para , ama veturat elektrike po i mbushte pa para.” ka njoftuar KEDS.
Për këtë rast kompania është dashur të paguaj dëmshpërblim prej 40 mijë euro. Mirëpo, ky denim nuk ka mjaftuar që kjo kompani të mbushet mend.
Para pak ditësh, e njëjta kompani është zënë sërish duke i mbushur përsëri vetura ilegalisht. Llogaritja e humbjeve të shkaktuara ndaj KEDS që nga tetori deri më tani është edhe 25,120.15 euro.
Keqpërodrimi i energjisë është krim i rënd dhe kushdo që kapet duke vjedhur rrymën, përballet me pasoja të rënda ligjore – gjoba dhe burg deri në tre vjet.