Search

KEDS me rrjet të ri në mes të Kodrës së Trimave dhe Bërnicës

February 25, 2025


Gjatë këtij vitit KEDS ka njoftuar se po ndërtohet linja e re si dhe po përfocohet rrjeti në mes të lagjes Kodra e Trimave në periferi të Prishtinës me fshatrat Bërnicë dhe Siqevë.

Ky investim do të ofroj një rrjet më të qëndrueshëm për kryeqytetin dhe Bërnicën e cila viteve të fundit ka rritur konsumin për shkak të rritjes së popullaritetit si zonë turistike.

Brenda këtij projektit do të ndërtohet linja ajrore-tokësore me gjatësi12 km, do të instalohen 332 shtylla si dhe do të krijohen kanale kabllovike. Po ashtu do të ndërrohen trafostacionet  dhe pajisjet elektroenergjetike eksiztuese për të rritur sigurinë e furnizimit gjatë linjës.

Projekti ka filluar punimet në janar dhe pritet që të përfundojn në qershor të këtij viti.