KEDS me investime në zonat më të largëta malore të vendit
October 15, 2025

Në Restelicë është ndërtuar një rrjet i ri elektrik, rreth 10 kilometra i gjatë , me një investim prej mbi 365,000€ .
Sipas KEDS, operatorit të rrejtit të shpërndarjes, nga ky projekt përfitojnë më shumë se 1200 konsumatorë rreth 5000 banorë të rajonit të Gores.
Përmes këtij investimi në këtë zonë konsumatorët do të kenë furnizim më të qëndrueshëm dhe më të sigurt të energjisë elektrike.