KEDS investon në rrjetin në tre fshtarat të Lipjanit
February 28, 2025

Operatori i rrjetit të distribucionit, KEDS, ka njoftuar për punime e një projektit për rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët për tre fshatra në Lipjan.
“KEDS po vazhdon me investime të rëndësishme në fshatrat Dobrajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Poturoc dhe Torinë, ku po realizohet një projekt i madh i rrjetit të tensionit të mesëm dhe atij të ulët.” thuhet në postimin e KEDS.
Ky projekt përfshinë instalimin e rreth 480 shtyllave për një rrjet më të fortë, të siguritë dhe qëndrueshëm për rreth 730 konsumatorë.
Sipas KEDS, deri më tani 70% e punimeve janë përfunduar, ndërsa përmbyllja e plotë e projektit pritet gjatë muajve korrik-gusht.