Search

KEDS investon në rrjet të ri në Mitrovicë

February 05, 2025


KEDS ka përfunduar një investimin në rrjetin e tensionit të mesëm në lagjen Shipol të Mitrovicës.

Sipas operatorit të shpërndarjes, KEDS, ky është një rrjet modern, me degëzime të 160 shtyllave që shtrihen përgjatë 8km të lagjes. Ky rrjet do të sjellë energji elektrike kualitative për konsumatorët tanë aty.

‘Me këtë investim synojmë të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e kësaj ane, duke përmirësuar jetën e përditshme dhe mbështetur zhvillimin ekonomik të tyre.’, thuhet nga KEDS.

Vlenë të theksohet se shpesh KEDS kritokohet për investimet e shpeshta në rrjet ajror në zona të ndryshme të vendit. Edhe pse kompania është zotuar për modernizim të rrjetit dhe për kalim në linja kabllore nëntokësore.