Search

KEDS duke realizuar 45 projekte investive

March 17, 2026


Operatori i rrjetit të shpërndarjes, KEDS, ka njoftuar se aktualisht është duke punuar në 45 projekte investive në të gjithë vende.

Punimet po zhvillohen në kuadër të operimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit elektrik, kryesisht në rrjetin e tensionit të ulët.

Sipas KEDS këto projekte kanë për qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit për konsumatorët.

Në prag të sezonit të ri tarifor, këto investime që realizohen nga KEDS përfshihen në analizën e ZRRE për të hyrat maksimale të lejuara për secilin operator në rrjet (KEDS, Kesco, KOSTT) të cilat natyrisht mbulohen nga tarifat e rregulluara.

Nëpër debate është përmendur disa herë se një inspektim adekuat i këtyre investimeve mungon.

Së fundmi, hulumtuesi i lartë në Instituti për Politika Zhvillimore, INDEP, Dardan Abazi, ka ngritur këtë çështje.

Ai shprehet se ZRRE-ja nuk ka kapacitete të mjaftueshme që t’i bëjë vizitat në terren, të shohë në qoftë se ato trafo që po shkruhen se po investohen vërtetë janë ardhë të tilla.

“Ne si INDEP jemi duke përgatitur komentet tona, po presim që raporti konsultativ i ZRRE-së të publikohet. Tashmë është vonuar dhe ne i bëjmë thirrje ZRRE-së që sa më parë ta publikojë këtë raport, të japë sa më shumë detaje rreth asaj se si ka ardhur deri tek kalkulimi i çdo kosto, të ketë një raport të veçantë edhe tek inspektimeve që ka realizuar ZRRE-ja sa i përket investimeve që ndodhin, sepse operatorët e kanë një plan të investimeve të aprovuar, mirëpo për këtë plan duhet të kemi edhe vizita në terren. Ne jemi të shqetësuar që ZRRE-ja nuk ka kapacitete të mjaftueshme që t’i bëjë vizitat në terren, të shohë në qoftë se ato trafo që po shkruhen se po investohen vërtetë janë ardhë të tilla, vërtetë kanë ardhur të reja, nuk kanë ardhur të vjetra e t’i faturohen qytetarëve të reja”, thekson Ejupi.