Search

KEDS dhe Komuna e Skenderajt konfirmojnë vazhdimësinë e bashkëpunimit

25 Janar, 2022


Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, Alpin Dogan me bashkëpunëtorë sot zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Në këtë takim u konfirmua nga dy palët vazhdimësia e bashkëpunimit, me fokus qytetarët dhe shërbimet sa më të mira për ta.

Z. Dogan theksoi se marrëdhëniet e mira mes dy institucioneve, përkthehen në shërbime kualitative për konsumatorët, si një nga misionet kryesore të kompanisë.

“Misioni dhe qëllimi ynë si kompani është që të ofrojmë infrastrukturë të qëndrueshme energjetike dhe kjo pastaj të përkthehet në shërbime cilësore për konsumatorët tonë. Bashkëpunimi i mirëfilltë me komunën, komunikimi i vazhdueshëm e bën më të lehtë këtë rrugëtim”, tha z. Dogan.

Në takim z. Nura konfirmoi mbështetjen e komunës aty ku kërkohet nevoja, me të vetmin qëllim që qytetarët të marrin shërbimin e merituar.

Vizita në Skenderaj është vazhdimësi e takimeve që KEDS po zhvillon nëpër komuna.