Search

KEDS dhe Komuna e Gjilanit bashkëpunojnë në dobi të qytetarëve

24 Janar, 2022


Drejtori Ekzekutiv i KEDS, z. Alpin Dogan sot u prit në takim nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.

Të dy palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në mënyrë që qytatarët e Gjilanit të marrin shërbimin e duhur sa i përket furnzimit me energji elektrike.

Drejtori Ekzekutiv i KEDS, z. Dogan shprehu rëndësinë e takimit dhe mirëpriti vazhdimin e komunikimit në mes të KEDS dhe Komunës në mënyrë që investimet në rrjet të jenë ato të nevojshmet.

Z.Dogan dhe z. Hyseni u morën vesh për iniciativa të përbashkëta ku përfitojnë qytetarët gjilanas, sidomos në avancimin e shërbimeve të energjisë elektrike në zona të caktura.