Search

KEDS dhe KESCO nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për kampanjën globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

24 Nëntor, 2023


Në vigjilje të fillimit të fushatës globale, “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore”, Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, z. Alpin Dogan, me bashkëpunëtorë, u pritën në takim nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, për të diskutuar aktivitetet e përbashkëta në lidhje me këtë fushatë.

“Marrë parasysh që KEDS & KESCO ka shtrirje në të gjithë Kosovën, duke numëruar afro 700 mijë konsumatorë, duam të bashkohemi në këtë fushatë me karakter botëror, në përpjekje të luftimit të dhunës. Ne gjithmonë do të jemi krahëhapur ndaj luftimit të secilës dukuri duke futur në funksion të gjithë mekanizmat tanë”, tha z. Dogan.

“SOT DHE ÇDO DITË TJETËR – MOS HESHT – RAPORTOJE DHUNËN! #thirr192”, do të jetë motoja në faturat, të cilat veçse kanë filluar të shpërndahen në disa distrikte, si shenjë sensibilizimi, ndërgjegjësimi dhe apeli për të raportuar dhunën.

Ndërkaq, Ministrja Haxhiu ka falënderuar drejtorët e institucioneve për shprehjen e vullnetit dhe gatishmërinë e pa rezervë për t’i kontribuuar sensibilizimit të qytetarëve në parandalimin dhe raportimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.