Search

KEDS denoncon pronarin e tre bizneseve në Klinë për keqpërdorim të energjisë elektrike

January 23, 2025


Në një njoftim KEDS ka lajmëruar se si një biznesmeni klinas vodhi mbi 16,500 euro energji elektrike.

‘Njëri nga tri bizneset në varg në Klinë, me pronar të njëjtë, që disa kohë po vidhte rrymën. Në fabrikën e tij të letrës dhe plastikës, pronari kishte anashkaluar njehsorin elektrik duke instaluar një njehsor që nuk figuronte fare i regjistruar në sistem të KEDS-it.’ thuhet në njoftimin e KEDS.

Sipas operatorit energjia është vjedhur duke lidhur katër elektromotorë jashtë lidhjes së rregullt. E për këtë detyrohet t’ia kompensojë KEDS-it 16,502.49 euro.

Ky biznes do të ballafaqohet edhe me një proces gjyqësor , ku mund të dënohet me gjobë ose me burg ose me të dy denimet.