KEDS bënë thirrje për kursim të energjisë!
December 09, 2024
KEDS dhe KESCO kërkojnë nga qytetarët që të kursehet energjia elektrike, sidomos në rastet kur përdoret për ngrohje si pasoj e çmimeve të larta në treg.
‘Me ftohjen e motit, konsumi i energjisë elektrike është rritur, duke kaluar 1GW, ndërsa çmimi i importit në bursa ndërkombëtare arrin mbi 200€/MWh. Ju lusim të kurseni energjinë dhe, nëse keni mundësi, të shfrytëzoni burime alternative për ngrohje!’, thuhet në një postim të KEDS.
Në fillim të javës së kaluar KESCO ka njoftuar se gjatë datave 1 dhe 2 dhjetor është blerë energji elektrike në vlerë prej 3.87 milionë euro në treg të lirë. Kjo energji është tregtuar për mbuluar kërkesën e shtuar për konsum, pasi prodhimi vendor nuk është i mjaftueshëm.
Sipas KESCOs shuma të mëdha janë blerë dhe gjatë muajit nëntor kur temperaturat ishin mjaft të ulta gjithashtu. ‘Gjatë muajit nëntor, u importua energji elektrike afro 30 milionë euro’, njofton KESCO në një postim në platformën Facebook.