KEDS Academy hap thirrjen për aplikime për gjeneratën e 13-të
November 05, 2025

KEDS ka hapur aplikimet për vitin e 13 me rradhë për akademin e trajnimit dhe punës praktike për nxënës dhe student të interesuar në sektorin e energjisë.
Thirrja i dedikohet studentëve të vitit të tretë të Universitetit të Prishtinës në drejtimet elektroenergjetikë matematikë juridik dhe menaxhment si dhe nxënësve të klasës së dymbëdhjetë të shkollave të mesme profesionale me profilet energjetikë dhe instalues elektrik.
KEDS Academy ofron mundësi për zhvillim profesional praktikë në industrinë e energjisë dhe lehtësim të hyrjes në tregun e punës për të rinjtë.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 14 Nëntor 2025. Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojn formularin e aplikimit, të cilin mund ta shkarkoni duke ndjekur Link-un, në Zyrën Qendrore të KEDS në Prishtinë ose në adresën [email protected].