Karbon360° Habitat: Kompania e parë me fokus në teknologjitë klimatike në Ballkan
January 09, 2025
Kompania e parë komplet e qëndrueshme në Kosovë, Habitat, ka prezantuar teknologjinë e parë klimatike në Ballkan, Karbon360°, që synon t’i ndihmojë bizneset në tranzicionin e gjelbër në përputhje me objektivat e Bashkimit Evropian.
Ky inovacion unik u mundëson kompanive të gjurmojnë, raportojnë dhe menaxhojnë emetimet e karbonit në kohë reale. Karbon360°, i pari i llojit në rajon, jo vetëm që ndihmon vendin tonë të pozicionohet në harmoni me politikat e gjelbra, por gjithashtu fuqizon sektorin privat për të adoptuar standardet më të larta të qëndrueshmërisë.
Ky projekt i mbështetur nga USAID Kosovo Adapt Activity është pjesë e vizionit strategjik për të promovuar Kosovën si një shembull lider në Ballkan në teknologjinë klimatike.
Përse është e rëndësishme kjo teknologji?
Kjo teknologji mund të ndihmoj institucionet publike, organizatat dhe sektorin privat të zhvillojnë infrastrukturë që të përshpejton adaptimin e politikave të gjelbra. Një hap i tillë përmbushë objektivat e BE-së, duke rritur interesin e Shteteve Anëtare dhe institucioneve financiare për të mbështetur Kosovën me fonde dhe investime kapitale.
Karbon360° ofron një zgjidhje praktike për kompanitë që duan të integrojnë qëndrueshmërinë në strategjitë e tyre afatgjata. Mund të realizohet monitorimi në kohë reale i emetimeve të karbonit, duke promovuar transparencë dhe efikasitet në raportim, rrit efiçiencën dhe ulë shpinezimet operacionale.
Poashtu Karbon360 krijon një potencial të madh për hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e një sektori të ri ekonomik të fokusuar në qëndrueshmëri dhe inovacion.
Rreth Habitat:
Habitat është kompania e parë plotësisht e gjelbër dhe e bazuar në teknologji në Kosovë, e specializuar në komunikimin e gjelbër, strategjitë e qëndrueshme të biznesit dhe eco-inovacionet.
Duke udhëhequr përmes teknologjisë dhe qëndrueshmërisë, Habitat synon të krijojë lidhje të vlefshme brenda komunitetit dhe të përmirësojë praktikat e biznesit për të ardhmen.
“Ky inovacion është hapi i parë drejt krijimit të një ekonomie të qëndureshme që vendos Kosovën në hartën globale të inovacioneve të fundit. Me Karbon360°, ne jo vetëm që ndihmojmë bizneset të bëhen më të përgjegjshme, por gjithashtu krijojmë një bazë të fortë për rritje të qëndrueshme ekonomike,” deklaroi Jeta Berisha, Drejtoreshë Ekzekutive e Habitat.
/Telegrafi