Search

Kapacitetet e prodhimit të rrymës nga era në Greqi rriten për 11.6% në vitin 2023

January 23, 2024


Greqia ka bërë kyqjen në rrjet të 542.8 megavat kapaciteteve të prodhimit të rrymës nga era në vitin 2023, duke shtuar kështu kapacitetet e përgjithshme të prodhimit të rrymës nga ky burim në 5226 megavat, thuhet në statistikat e fundit të publikuara nga shoqata ELETAEN.

Ky vend ka arritur të komisionojë 153 turbina të reja për prodhimin e rrymës nga era në vitin që po lëmë pas, apo rreth 11.6 përqind më shumë se në vitin paraprak. Turbinat janë të vendosura në rajone të ndryshme.

Të dhënat tregojnë se në këtë sektor në Greqi janë investuar rreth 600 milionë euro në vitin 2023.

Statistikat e publikuara nga ELETAEN tregojnë se rreth 850 megavat të parqeve të reja të erës ishin duke u ndërtuar në fund të vitit, 300 megavat nga të cilat pritet të fillojnë prodhimin në 12 muajt në vijim.

Sipas ELETAEN, kapacitetet e përgjithshme të prodhimit të rrymës nga era do të arrijnë në 6500 megavat në tri vitet në vijim.