Search

Kanada do të lirojë Rumaninë nga 2miliardë euro për taksat e eksportit për dy reaktor bërthamor

21 Shtator, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 4 minuta

Kanadaja tha se do të sigurojë €2.08 miliardë financim federal për eksportin për Nuclearelectrica, operatorin e centralit të vetëm bërthamor të Rumanisë, për të ndërtuar dy reaktorë të rinj bërthamorë CANDU.

“Reaktorët e rinj të Cernavoda do të shfrytëzojnë teknologjinë kanadeze CANDU për të ofruar energji të pastër dhe të besueshme për komunitetin, duke kontribuar në përpjekjet e Kanadasë për të mbështetur sigurinë evropiane të energjisë,” tha Jonathan Wilkinson, ministri kanadez i energjisë dhe burimeve natyrore, në një deklaratë për shtyp të martën.

“Projekti është thelbësor për forcimin e sigurisë energjetike të Rumanisë, veçanërisht në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, dhe do të rrisë potencialin e Rumanisë për t’u bërë një qendër energjetike në Evropën Lindore, duke u ofruar konsumatorëve në Rumani dhe vendet fqinje energji të sigurt, të pastër, me emetime zero serë, me një çmim të drejtë,” tha ministri rumun i energjisë, Sebastian Burduja në një deklaratë të veçantë për shtyp të martën.

Në vitet ’70, Rumania mori vendimin historik për të qenë i vetmi vend pas Perdes së Hekurt për të zhvilluar një program bërthamor të bazuar në teknologjinë perëndimore dhe i vetmi vend evropian që zgjodhi teknologjinë CANDU (uranium deuterium kanadez) për programin e saj bërthamor. Siç ka treguar konteksti aktual gjeopolitik, ky ishte vendimi më i mirë që Rumania mund të kishte marrë në atë kohë,” është shprehur Burduja.

Shtimi i dy reaktorëve CANDU me një kapacitet total prej 1,400 MW në centralin bërthamor, Cernavoda, do të ndihmojë Rumaninë të arrijë qëllimin e saj për heqjen graduale të qymyrit nga prodhimi i energjisë elektrike deri në vitin 2032, me reaktorët CANDU-6 që do të furnizojnë 36% të nevojave totale të vendit për energji elektrike. Momentalisht ky central bërthamore mbulon 21% të konsumit total.

Nuclearelectrica tha në një deklaratë të veçantë për shtyp të mërkurën se ndërtimi i reaktorëve 3 dhe 4 në Cernavoda do të sigurojë rreth 20,000 vende pune të qëndrueshme gjatë 60 deri në 70 vitet e ardhshme.

Më parë, Kanadaja kishte ofruar mbështetje për financimin e eksportit për të ndërtuar dhe operuar dy reaktorët e parë CANDU prej 700 MW secili në Cernavoda, të cilët u vunë në punë përkatësisht në 1996 dhe 2007. Më shumë se 170 milionë ton CO2 janë shmangur që kur dy reaktorët kanë hyrë në operim, siças qeverisë kanadeze.
//See News