Kalkuloni koston dhe kursimet që mund të përfitohen me zbatimin e masave efiçiente përmesë Kalkulatorit Digjital
February 16, 2026

FKEE ka lansuar kalkulatorin për llogaritjen e masave rinovuese të efiçiencës së energjisë.
Fondi i Efiçiencës së Energjisë, FKEE, ka lancuar kalkulatorin digjital që u mundëson institucioneve dhe qytetarëve që të:
- Përzgjedhin masat e mundshme renovuese (izolim, dritare, sisteme ngrohjeje, etj.)
- Kalkulojnë kursimin e pritshëm të energjisë
- Vlerësojnë reduktimin e kostos së energjisë
- Marrin një pasqyrë orientuese mbi ndikimin financiar dhe mjedisor të investimit
Sipas njoftimit të FKEE, kalkulatori është zhvilluar për të mbështetur zbatimin e masave për efiçiencë të energjisë në ndërtesa dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi përfitimet konkrete të investimeve në efiçiencë të energjisë, raporton Kosovo Energy.
Të gjithë të interesuarit mund të provoj këtë mjet duke ndjekur Link-un.