Search

Ka dhe lajme të mira në sektorin e energjisë: Parku solar SVB 3MW në Istog drejt përfundimit

July 01, 2025


Projekti solar me kapacitet 3MW në Istog, i financuar nga kompania SVB, është duke iu afruar fazës përfundimtare me sukses.

Pas muajsh pune intenzive në terren, Elen Energy njofton se punimet po ecin sipas planit të detajuar dhe standardeve më të larta të industrisë.

‘Kush ka kalu këto ditë në Istog, ka mundësi me pa nga afër një pamje që jep shpresë për të ardhmen: panele solare që po rreshtohen një nga një në një projekt që po merr formë çdo ditë e më shumë.’, thuhet në njoftimin e Elen.