Search

Japonia duhet të investojë 1.2 trilion dollarë në dekarbonizimin gjatë 10 viteve, thotë ministria e industrisë

16 Maj, 2022


Sektori publik dhe ai privat do të kenë nevojë të investojnë në total 1.2 trilion dollar në dekarbonizm përgjatë 10 viteve të ardhshme për të ndihmuar arritjen e objektivit ambicion për që të bëhet neutral ndaj karbonit, ka bërë të ditur ministria e industrisë javën që shkoi.

Lajmin e ka bërë të ditur Reuters, ku është raportuar se vlera e parashikuar ishte zbuluar si pjesë e një raporti të përkohëshëm për strategjinë e energjisë së pastër të Japonisë që pritet të finalizohet më vonë këtë vit.

“Një konkurrencë e madhe ka filluar tashmë në të cilën lëvizësit e parë kanë një avantazh në fushën e dekarbonizimit,” tha Koichi Hagiuda, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë i Japonisë, një paneli specialistësh që po diskutonin strategjinë.

Është thelbësore për qeverinë që të ofrojë masa mbështetëse jo vetëm për kërkim dhe zhvillim por edhe në fusha të ndryshme të tjera në një shkallë të paprecedentë, duke lejuar sektorin privat që të bëjë vendime për investime me largpamësi, ka shtuar ai,

Në muajin prill, ministri tha se investim rreth 17 trilion yen do të jetë e nevojshme për dekarbonizim deri në 2030, deri kohë në të cilën Japonia synon të ulë emetimet e saj me 46% krahasuar me nivelet e vitit 2013.

Dekarbonizimi përfshinë energjinë e ripërtëritshme, karburante të pastra si hidrogjeni dhe amoniaku, bateri rimbushëse, ndërtesa eficiente dhe automjete elektrike.

Për të tërhequr investime nga sektori privat, qeveria planifikon të ofrojë mbështetje përmes subvencioneve, rregullimit dhe financimit, ndër masa të tjera, veçanërisht për teknologjinë e re për të ndihmuar në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe krijimin e zinxhirëve globalë të furnizimit për karburantet e gjeneratës së ardhshme.