Janar 2024: Prodhimi i rrymës nga burimet e erës dhe solare shënon rritje prej 41.59%
March 25, 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Energjisë” për muajin janar 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Sipas statistikave të publikuara, krahasuar me muajin janar 2023, në janar 2024 prodhimi i rrymës nga burimet e erës dhe të atyre solare shënoi rritje prej 41.59%, ndërsa prodhimi i rrymës nga hidrocentralet ka rënë për 67.63%. Edhe importet dhe eksportet shënuan rritje.
Gjatë muajit Dhjetor të vitit 2023 Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 853.83 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 608.16 GWh apo 12.69 % më i madh me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 11.91%. (janar 2024).
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.89 mijë ton, 13.33%më pakë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.