Irlandë: Ankandi sjellë 646 megavat kapacitete, me çmim më të lartë se ankandet e mëparshme
September 27, 2023

Ankandi i tretë në Irlandë për kapacitete të burimeve të ripërtëritshme të energjisë ka konkluduar në 646 megavat kapacitete të përgjithshme solare dhe të erës, vlerë kjo më e ulët se ankandet paraprake, ndërsa çmimet ishin më të larta.
Projekte solare me kapacitet të përgjithshëm prej 497.6 megavatësh dhe tri projekte të erës me kapacitet prej 148.8 megavatësh janë shpallur fitues, për dallim nga ankandi i dytë kur kishin fituar projekte solare me kapacitet prej 1,533 megavat dhe të erës me kapacitet prej 414 megavatësh.
Çmimi mesatar i ofertuar në ankandin e tretë ishte 100.47 euro për megavat, krahasuar me 97.87 euro për megavat sa ishte në ankandet e dyta, apo 74.08 euro për megavat në ankandin e parë të organizuar, përcjell Kosovo.Energy.
Shoqata e energjisë së erës në Irlandë ka thënë se këto rezultate zhgënjyese tregojnë për nevojën urgjente të reformimit të mënyrës se si zhvillohet parqet e erës dhe ato solare në Irlandë.
Ata kanë ripërsëritur se ankandet po dështojnë të sjellin burime të ripërtëritshme të energjisë me çmimet të mira për konsumatorët.
/Kosovo.Energy