Investimet e FKEE përmisojnë kushtet dhe efiçiencën e energjisë në kopshtin shtetëror në Istog
February 05, 2026

Fëmijët e çerdhes “Gëzimi ynë” në Istog po i zhvillojnë aktivitetet e tyre ditore në një ambient të ngrohtë dhe komod, këtë dimër.
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, ka përfunduar me sukses implementimin e masave të efiçiencës së energjisë, duke kontribuar në kursimin e energjisë dhe përmirësimin e mirëqenies për 130 fëmijë dhe stafin e çerdhes.
Ky projekt ka përfshirë izolimin e mureve dhe kulmit, ndërrimin e dritareve dhe dyerve të jashtme, instalimin e ndriçimit LED efiçient, si dhe vendosjen e pompës termike për ngrohje.
Këto masa janë realizuar përmes skemës kthyese në bashkëpunim me komunën përfituese.
Sipas FKEE, ky projekt është një nga 17 projektet për të cilat auditimi dhe dizajni janë financuar nga Banka Botërore, ndërsa investimet janë financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.