Interesim i madh i amvisërive, bizneseve malazeze për subvencione për instalime solare
February 25, 2022

Amviseritë dhe bizneset në Mal të Zi janë duke treguar interes të madh për instalimin e paneleve solare për prodhimin e energjisë elektrike për vet konsum.
Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës, ku është raportuar se deri më tani 14,000 amviseri dhe 800 kompani kanë aplikuar në thirrjen publike të ndërmarrjes energjetike Elektroprivreda Crne Gore (EPCG) për subvencione të instalimit të paneleve fotovoltaike, dhe kanë planifikuar një objektiv prej 3,000 amviseri dhe 500 për kompani.
EPCG i ka ofruar qytetarëve dhe bizneseve të instalojnë panele solare, dhe në rikthim, duhet të kthejnë investimin brenda gjashtë deri në dhjetë vite pa paguar ndonjë shpenzim tjetër.
Kësti mujor do të jetë më i ulët se sa fatura e energjisë elektrike, sic ishte deklaruar më parë nga EPCG, dhe kur bëhet kthimi, energjia elektrike do të jetë pa pagesë.
Interesi për panele solare është pothuajse pesë fish më i madh se sa planifikuar
Sipas të dhënave të EPCG, që nga 1 nëntori 2021, kur nisën projektet Solari 3,000+ dhe Solari 500+, rreth 14,000 familje dhe më shumë se 800 persona juridikë kanë aplikuar.
E nxitur nga rezultatet e mira, EPCG planifikon një projekt Solari 5,000+ me vlerë 70 milionë euro me një kapacitet total të instaluar prej 70 MË. Projekti do të përfshijë 4000 familje, 500 ndërtesa banimi, 500 kompani dhe institucione publike.
Ndërkaq, projektet Solari 3,000+ dhe Solari 500+ pritet të ofrojnë panele diellore me një kapacitet prej 30 MË.
EPCG planifikon të instalojë panele fotovoltaike me një kapacitet total deri në 10 kË në familje dhe nga 10 në 30 kË në kompani. Kompania planifikon të përfundojë punën brenda gjashtë muajve nga nënshkrimi i marrëveshjes së financimit.