Search

INDEP publikon rekomandime dhe këshilla për hapat e ardhshëm në sektorin e energjisë

16 Mars, 2023


Tranzicioni energjetik është proces jetik dhe i domosdoshëm për Kosovën. Kalimi nga thëngjilli në burime të ripërtëritshme është fazë e cila Kosovën duhet ta gjejë të përgaditur dhe me objektiva të qarta.

Për më tepër, heqja graduale e qymyrit, shpërndarja në shkallë të gjerë e burimeve të rinovueshme për energji, vendosja e standardeve të efikasitetit të energjisë nëpër zinxhirët e furnizimit me energji ose hapja e derës për instalimet diellore PV në çati, kanë një ndikim për shoqërinë në tërësi.

Organizata INDEP ka analizuar sektorin energjetik tash e shumë vite. Duke analizuar strategjinë e re të energjisë, ligjet dhe proceset që po zhvillohen, INDEP ka përgatitur një rrugëtim të cilin Kosova duhet të ndjek për arritjen e neutralitetit klimatik.

E gjitha kjo që Kosova të zhvilloj një proces tranzitor duke mos lënë askënd prapa, dhe duke sigurar sigurinë energjetike për vendin.

Analizën bashkë me rekomandimet rekomandimet konkrete të integruara mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

Ky punim është publikuar me mbështetjen e Fondi i Vëllezërve Rockfeller. Përmbajtja e këtij dokumenti, duke përfshirë opinionet e shprehura, jo domosdoshmërisht reflektojnë ato të donatorëve të INDEP, stafit të tyre, bashkëpunëtorëve apo Bordit.