Search

Imeri: Sot prodhimi i rrymës është më i ulët, ndërsa konsumi më i madh se në vitin 1984

02 Prill, 2021


Ish kryeshefi ekzekutiv në detyrë i Korporatës Energjetike të Kosovës, Luigj Imeri, përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar për investimet në njësitë gjeneruese të energjisë elektrike në Kosovë përgjatë viteve.

Imeri ka sqaruar për kohët e ndërtimit të njësive të termocentralit Kosova A dhe Kosova B, ndërsa ka theksuar se për dallim nga viti 1984, kur edhe ishte shënuar investimi i fundit i rëndësishëm në sektorin e energjisë, konsumi i energjisë elektrike ka qenë shumë më i vogël ndërsa vlerat e prodhimit shumë më të mëdha se sot, kur konsumi është shumë më i lartë dhe prodhimi më i ulët.

‘Çka tash?!’, është pyetja që z. Imeri ka parashtruar për ndjekësit e tij në rrjete sociale, marrë parasysh ‘udhëkryqin’ në të cilin gjendet sektori i energjisë në Kosovë.

‘Në vitin 1984 u instalua kapaciteti i fundit që në total kapte shifrën prej 1543 MW/h ndërsa konsumi në atë kohë shkonte përafersisht 400 deri në 600 MW/h. Sot në vitin 2021 kapacitete të gatëshme për prodhim i kemi 1015 MW/h me një disponueshmëri shumë të ulët, ndërkaq konsumi shkon nga 800 deri në 1300 MW/h’, ka shkruar Imeri në rrjete sociale.

Ndryshe, njësia A1 në termocentralin Kosova A ka filluar operimin në vitin 1962. Kosova A përbëhet nga pesë njësi, ndërsa e fundit ka filluar operimin në vitin 1975.

Ndryshe nga termocentrali Kosova A, termocentrali Kosova B është më i ri në moshë.

Njësia e parë e termocentralit Kosova B – njësia B1 ka filluar oeprimin në vitin 1983. Ndërsa njësia e dytë – B2, në vitin 1984.

Postimi i plotë më poshtë:

Çka tash?

T.C Kosova A

A1 = 65 MW/h viti 1962
A2 = 125 MW/h viti 1964
A3 = 200 MW/h viti 1971
A4 = 200 MW/h viti 1970
A5 = 210 MW/h viti 1975

T.C Kosova B

B1 = 339 MW/h viti 1983
B2 = 339 MW/h viti 1984

Në vitin 1984 u instalua kapaciteti i fundit që në total kapte shifrën prej 1543 MW/h ndërsa konsumi në atë kohë shkonte përafersisht 400 deri në 600 MW/h.

Sot në vitin 2021 kapacitete të gatëshme për prodhim i kemi 1015 MW/h me një disponueshmëri shumë të ulët, ndërkaq konsumi shkon nga 800 deri në 1300 MW/h.