Search

IEEFA: Pothuajse 40 gigavat në kapacitete solare pritet të instalohen në Evropë në vitin 2022

July 25, 2022


Rreth 40 GW në projekte të energjisë solare pritet që të instalohen përgjatë Evropës deri në fund të këtij viti, sipas SolarPoëer Europe (SPE), teksa kontinenti përpiqet që të vendos projekte të energjisë së ripërtëritshme për të hequr dorë nga gazi rus.

Kështu është bërë e ditur në faqen e Institutit për Ekonominë e Energjisë dhe Analiza Financiare (IEEFA).

Parlamenti i BE-së mbështet emërtimin si “të gjelbra” për gazin dhe investimet bërthamore

Lexo më shumë

Karburantet fosile ishin burimi kryesor i energjisë në BE në vitin 2021

Lexo më shumë

Shifra e pritshme prej më shumë se 39 GW të PV diellore është një rritje e konsiderueshme nga shifra e vitit të kaluar prej 27 GW, që në vetvete përbënë një rekord instalimi për një dekadë, shkruan Kosovo.Energy.

Duke marrë parasysh pushtimin e Ukrainës nga Rusia, dhe rrjedhimisht ngritjen e cmimeve të energjisë që ka shkaktuar, qeveritë evropiane kanë shikuar mundësitë për të përshpejtuar vendosjen e projekteve të BRE si një mënyrë për ulur varëshmërinë në importet energjetike nga Rusia.

SPE tha se “shfrytëzimi i furnizimit me energji” i Rusisë ka shtyrë në masë të konsiderueshme vendosjen e projekteve me energji të ripërtëritshme në rajon këtë vit, me 39 GW shtesë në fotovoltaikë që ndryshe përkthehet në një ekuivalente me 4.6 BCM gaz rus, raporton Kosovo.Energy.

“Çdo megavat energji i gjeneruar nga dielli dhe burimet e rinovueshme është më pak lëndë djegëse fosile që na duhen nga Rusia,” tha Ëalburga Hemetsberger, CEO i SPE. “Energjia solare evropiane po vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur në pritje të një dimri të vështirë.”

Turqia e 12-ta në botë dhe e 5-ta në Evropë në fuqinë e instaluar të energjisë së ripërtëritshme

Lexo më shumë

Shqipëria e treta në Evropë për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme

Lexo më shumë

Burimet e ripërtëritshme sigurojnë 49% të energjisë së konsumar në Gjermani në gjysmën e parë të 2022

Lexo më shumë