Search

IEA: Trefishimi i kapaciteteve të ripërtëritshme është çelësi për kufizimin e ngrohjes globale

September 26, 2023


Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka azhurnuar të dhënat dhe ka thënë se mënyra për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë celsius është trefishimi i kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme deri në vitin 2030.

Ata kanë theksuar nevojën për më shumë veprime si dhe më shumë bashkëpunime ndërkombëtare për të arritur qëllimet klimatike, si dhe kanë ftuar vendet të bëjnë ndarjen ndërmjet nevojave klimatike dhe gjeopolitikës.

Ata kanë theksuar se është bërë ngecje dy vitet e fundit, por përkundër, ka shpresë për kufizimin e ngrohjes falë rritjes së burimeve të pastra energjetike, përcjell Kosovo.Energy.

Sipas tyre, ndër veprimet kryesore për të arritur qëllimet është trefishimi i kapaciteteve të instaluara të energjisë së ripërtëritshme në 11,000 gigavat deri në vitin 2030.

Sipas të njejtit plan dhe udhëzim, edhe shkalla e përmirësimit të efiçiencës energjetike duhet dyfishuar, sikurse edhe shitja e veturave elektrike dhe vendosja e pompave termike.

Sipas planeve të reja, fondet që duhet përdorur për të arritur këtë duhet trefishuar nga 1.8 trilion dollar në 2023, në 4.5 trilion në vit deri në vitin 2030.

/Kosovo.Energy