IAEA: Nuk ka dëmtime në objektet bërthamore në Iran
April 19, 2024

IAEA nuk ka regjistruar ndonjë dëmtim në objektet bërthamore iraniane pas sulmit me dron që i atribuohet Izraelit në Iran.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e raportoi këtë në një shënim, duke konfirmuar kështu garancitë e dhëna tashmë nga termocentralet bërthamore të Isfahanit.
“Uzinat bërthamore në provincën Isfahan janë plotësisht të sigurta”, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim, duke cituar “burime të besueshme”.
Raketat e lëshuara drejt Izraelit u nisën nga baza në Isfahan.
/Albanianpost.com