Search

I dërguari i SHBA-së për klimën Kerry thotë se Kina, India dhe Rusia duhet të bëjnë më shumë për të trajtuar ngrohjen globale

02 Dhjetor, 2021


Emisari për çështje klimatike e adminsitratës së Biden, John Kerry, tha se vendet e mëdha emetuese si Kina, India dhe Rusia dhe të tjera duhet të lëvizin më shpejt për të ndihmuar botën që të evitoj ndikimet më të rënda të ngrohjes globale, përcjell Reuters.

Zotimet nga qeveritë për të ulur emetimet e dioksidit të karbonti dhe metanit janë aktualisht të pamjaftueshme për të limituar ngorhjen globale drejt objektivit global prej 1.5 shkallë celciu para niveleve para industriale këtë shekull, ka theksuar Kerry.

“Dhe kjo nënkupton që ke Kinën, Indinë, Rusinë, Brazilin, Meksikën, Indonezin, Afrikën e Jugut, dhe një grup të vendeve që do të duhet të bëjnë një hap para”, ka theksuar Kerry në një intevistë për Reuters në konferencën Next.

“Dhe ne duhet t’i ndihmojmë atyre. Kjo nuk është vetëm përgjegjësi e shkarkuar mbi ta.

Kerry tha se Uashingtoni ishte angazhuar me disa vende në zhvillim për të ndihmuar përshpejtimin e tranzicionit drejt formave të energjisë së pastër për të ulur emetimet.

Ai theksoi se mbështetja e SHBA-ve për inciativat e energjisë së pastër të Indisë, sidhe marrëveshjes së përbashkët në mes të SHBA-ve dhe Kinës, emetuesit më të mëdhenj të gazrave serrë në botë, muajin në kalum në të cilin Pekini ka përkushtuar uljen e emetimve.

Vendet në zhvillim kanë refuzuar thirrjet për largim të përshpejtuar të karburanteve fosile si thëngjilli, duke argumentuar se ende kanë nevojë për zhvillim ekonomik.

Këto qeveri thonë se mungesa e mbështetjes financiare e nevojshme për tranzicion drejt energjisë së pastër.

Ato vende poashtu kanë theksuar se vendet e pasura janë të përgjegjshme për shumicën e emetimeve përgjatë historsië, dhe kanë shfrytëzuar mundësinë që të mbështeten në këto karburante me pjesëmarrje të lartë të karbonit për më shumë se një shekull.

Kerry tha për Reuters se investimi privat në teknologji të energjisë së pastër, duke përfshirë hidrogjenin i gjelbër, ruajtje afatgjatë e baterisë, reaktorëve modular bërthamro dhe kapje të karbonit, ishte gjithashtu vendimtare në adresimin e ndryshimit klimatik.

“Asnjë qeveri në planet nuk ka mjaftueshëm para për të afektuar këtë tranzicion…Mirëpo, sektori privat ka sasi të tillë të parave. Unë besoj se sektori privat ka aftësinë që të fitoj këtë betejë për neve”, ka thënë Kerry për Reuters.