Hykmete Bajrami sheh subvencionin e faturave të energjisë, si gënjeshtrën më të madhe të Qeverisë Kurti
November 25, 2025

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cënueshme.
Bajrami në një postim në Facebook shkruan se kjo është gënjeshtra më e madhe e kësaj qeverie.
“Energjia – korrupsioni dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie. Dje Albin Kurti përmes Hekuran Muratit na njoftoi se në këtë muaj ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë elektrike. Çfarë hipokrizie!” është shprehur Bajrami.
Sipas Bajramit, në tetor të vitit 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54€ për energji elektrike, ndëresa në vitin 2025 fatura mesatarje është 169€, që shënon një rritje prej 300%.
Bajrami ka komentuar dhe hapjes së tregut “Por, pos ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për 300%, rreth 1300 biznese vendore, pjesa dërmuese prodhuese pas “liberalizimit të tregut” çmimin e MWh që tetorin e vitit të kaluar e kanë pagu 75 Euro tash e paguajnë 206 Euro. ” thuhet në postimin e saj.
/Telegrafi