Hidroelectrica dhe Masdar shqyrtojnë ndërtimin e një parku lundrues solar 1.5 gigavatësh
September 27, 2023

Kryeshefi ekzekutiv i Hidroelectrica, Bogdan Badea, ka thënë se janë duke konsideruar investimin e përbashkët me ndërmarrjen Masdar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e një parku lundrues solar me kapacitet prej 1 gigavatësh.
Ndërmarrja shtetërore rumune Hidroelectrica tashmë është angazhuar në rritjen e kapaciteteve të ripërtëritshme të energjisë për prodhimin e rrymës, raporton Balkan Green Energy News.
Bogdan Badea, deri sa po merrte pjesë në një ngjarje të organizuar nga Ziarul Financiar në Bukuresht, ka shpërfaqur planet për projektin e ri 1.5 gigavatësh. Hidroelectrica tashmë ka themeluar një ndërmarrje të përbashkët me Masdar.
Gjatë ngjarjes, Badea shtoi se krahas investimeve në sektorin e hidroenergjisë, ndërmarrja Hidroelectrica po konsideron energjinë me erë dhe atë solare si sektorë tjerë primar të investimeve, përcjell Kosovo.Energy.
Ndryshe, Hidroelectrica ka në pronësi dhe operon me 182 hidrocentrale me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 6.3 gigavatësh, si dhe pesë njësi reversibile. Ajo ka në pronësi edhe një park të prodhimit të rrymës nga era, me kapacitet prej 108 megavatësh.
/Kosovo.Energy