Search

Hapet thirrja: Deri në 1 mijë euro për familje për instalimin e sistemit solar për ngrohje të ujit

28 Maj, 2024


Ministria e Ekonomisë njofton se është hapur thirrja e sistemit për fillimin e familjeve në sistemet e saj të ripërtëritshme – diellore për ngrohjen e ujit sanitar.

Bëhet e ditur se në këtë rast do të subvencionohet 40% e vlerës investive të kompletit të sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, apo deri në 1,000.00 €.

“Uji e ngrohja e ujit janë të domosdoshme për secilën shtëpi e si të tilla shpenzuese të mëdha të energjisë. Prandaj, për t’i ndihmuar familjet t’i ulin këto fatura, kemi hapur thirrjen e re për subvencion. Ju ftoj të aplikoni, afati është deri më 31 gusht 2024”, ka thënë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli pas shpalljes së thirrjes.

Aplikimi për subvencionim është i ndarë në dy faza, dhe në të dyja fazat e aplikimit bëhet online përmes platformës e-Kosova.

Afati i aplikimit për fillimin e parë është i hapur deri më 31 gusht 2024, ndërsa për fillimin e dytë është deri më 31 tetor 2024.

  • Linku për aplikim : https://ekosova.rks-gov.net/468
  • Më shumë informata mund të gjeni në: https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/05/Thirrje-publike-sistem-diellor-per-ngrohjen-e-uji.pdf