Hapet tenderi për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundsisë së Fundit
April 25, 2025

Zyra e Rregullatorit për Energji, ZRRE, njofton se ka shpallur tenderin për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF).
Ofrimi i shërbimit të furnizimit të garantuar me energji elektrike, sipas ligjeve në fuqi, duhet të ofrohet kur një furnizues me pakicë falimenton ose nuk është më i licencuar, ose kur një konsumator i parregulluar nuk ka arritur të ripërtërijë kontratën e tij ose të hyjë në një kontratë të re furnizimi. Sipas Ligjit për Energji Elektrike, Furnizimi i garantuar është shërbim i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh dhe i nënshtrohet çmimeve të përcaktuara në përputhje me Rregullën dhe metodologjinë për Furnizuesin e mundësisë së Fundit.
Afatit për pranim të ofertave është në dosjen e tenderit deri me 19.05.2025 deri në ora 14:00
ZRRE do të bëjë hapjen publike të tenderit në adresën, Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2, 10000 Prishtinë, Kosovë, me datë 19.05.2025, 30 minuta pas mbylles së afatit për aplikim.
Dosja e Tenderit për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit mund ta gjeni në: https://www.ero-ks.org/…/6.%20Dosja%20e%20Tenderit…