Hapet tenderi për parkun solar të KEK si pjesë e projektit Solar4Kosovo
December 15, 2025

Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka njoftuar se është hapur faza parakualifikuese për tenderin e ndërtimit të parkut 100MW në ish deponin e qymyrit të termocentraleve.
Gjatë këtij procesi tenderues synohet të përzgjedhen fillimisht kompanitë për Dizajnimin dhe Ndërtimin e një Impianti Solar Fotovoltaik me kapacitet minimal prej 100 MWac, së bashku me kyçjen në rrjet.
Parku solar do të ndërtohet në ish-deponi e hirit të qymyrit, në veriperëndim të Prishtinës, ndërmjet komunave Obiliq dhe Fushë Kosovë, në luginën e lumit Sitnica (koordinatat: 42.662544°, 21.099696°).
KEK për këtë projekt ka pranuar fonde nga Bashkimi Evropian përmes WBIF, një kredi zhvillimore nga Qeveria Gjermane përmes KfW, dhe është bashkëfinancuar nga Banka Evropiane e Investimeve EIB.
Aplikuesit e interesuar mund të marrin informata shtesë nga KEK në adresat e mëposhtme:
Korporata Energjetike e Kosovës sh.a.
Kontakti: Erdoan Zasella
Email adresa: [email protected]
Dhe në kopje duhet të jenë konsulentët implementues:
- Z. Nikola Bitrak, Project Manager – [email protected]
- Z. Reinhard Ling, PV Plant Expert – [email protected]
Të gjitha kërkesat duhet të specifikojnë qartë email adresën e kontaktit të kandidatit, nga e cila do të dërgohen të gjitha kërkesat dhe në të cilën do të adresohen të gjitha sqarimet, ndryshimet e dosjes së parakualifikimit dhe çdo komunikim tjetër.
Një set i plotë i dokumenteve të tenderit mund të merret pas një kërkese përkatëse në emailet e lartpërmendur.
Pas marrjes së dokumentacionit aplikimet duhet të dorëzohen vetëm në formë elektronike përmes platformës së e-dorëzimit të ofruar nga exficon GmbH (www.exfitender.de).
Afati për aplikimin në fazën parakualifikuese është 22 janar 2026, në orën 10:00.