Search

Greqia arrinë cakun e shumicës së vendeve ballkanike duke u bërë net-eksportuese e energjisë

February 13, 2025


Në vitin 2024, Greqia arriti të ketë terpicë në bilancin total të shkëmbimit të energjisë elektrike me fqinjët. Edhe pse margjinale, vetëm 307 GWh, ishte vetëm hera e dytë që nga viti 1990. Ndërkohë, hera e fundit kur Greqia ishte neto eksportuese ka qenë në vitin 2000.

Krahas faktit që importet neto kanë mbuluar 18% të kërkesës në vitin 2019, theksoi në një opinion për Energypress, Nikos Tsafos, këshilltari kryesor për energji i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Në vitin 2019, imporit i lartë kishe rritur çmimet e energjisë, ulur bilancin total tregtar me 400 milionë euro dhe e ekspozoi Greqinë ndaj rreziqeve të ndërprerjeve të rrjetit. Kalimi në eksportet neto reflekton avantazhin krahasues të vendit në prodhimin e energjisë elektrike, sipas Tsafos.

Burimet e ripëtëritshme duke përfshirë hidrocentralet e mëdha mbuluan 50.5% të konsumit vitin e kaluar dhe arritën në 50.3% të prodhimit. Kërkesa për energji elektrike u rrit me 5.5% në 56.9 TWh, pas dy vitesh rënie radhazi.

Duke përjashtuar hidrocentralet e mëdha, BRE-të kanë prodhuar 25.3 TWh. Impiantet e gazit natyror kontribuan me 21.3 TWh ose vetëm 623 GWh më pak se niveli i tyre historik, i regjistruar në vitin 2021. Hidrocentrale e mëdhenj prodhuan 3.5 TWh.

Kurse temocentralet me qymyrit ranë në vendin e pestë me 3.2 TWh, një nivel më i ulët historik. Duhet të theksohet se prodhimi i energjisë së qymyrit ishte 85.7% më i ulët sesa në vitin 2014.

Në baza ditore, ka një korrelacion të pjesshëm midis energjisë së erës dhe eksporteve. Ka një sërë arsyesh për rritjen e ndjeshme të prodhimit të energjisë së gazit, por ajo kryesore është nevoja për fleksibilitet në rajon, nënvizoi Tsafos.

“Njësitë e ngarkesës bazë, dhe veçanërisht njësitë fleksibël që mund të rrisin dhe zvogëlojnë prodhimin e tyre sipas nevojave të sistemit, kanë një vlerë të shtuar. Në rajonin tonë nuk ka mjaft njësi të tilla – sidomos gazi natyror”, shpjegoi ai.

Eksportet e energjisë së gazit ishin veçanërisht të larta në nëntor dhe dhjetor.

“Një arsye pse çmimet e energjisë elektrike u rritën gjatë verës në Evropën Juglindore dhe në dimër në të gjithë Evropën, ishte mungesa e energjisë gjatë orëve kur burimet e ripërtëritshme prodhojn pak – domethënë kur dielli perëndon në verë dhe kur nuk ka erë në dimër. Tregtia e pamjaftueshme ndërkufitare e përqendroi problemin në Evropën Juglindore gjatë verës, ndërsa në dimër çështja ishte pan-evropiane,” shtoi Tsafos.

/Balkan Green Energy News