Green Energy Future: Projekti që do të përmisojë EE në qindra shtëpi në vend
February 11, 2026

Deri në 280 shtëpi të familjeve në nevojë, në komuna të ndryshme të Kosovës, do të bëhen më të ngrohta dhe më efiçiente përmes projektit Green Energy Future.
Ministria e Ekonomisë në një njoftim për media ka cekur se në shtëpi të ndryshme në vend jan[ kryer investimet për përmisimin e efiçiencës së energjisë, raporton Kosovo Energy.
Masat e ndërmarra përfshijnë izolimin e mbështjellësit të jashtëm, muret e jashtme, çatinë dhe tavanet, si dhe zëvendësimin e dritareve dhe dyerve me të reja dhe më efiçiente.
Këto investime synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës, uljen e kostove për energji dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër për këta banorë.
Sipas planit të projektit, këto investime do të realizohen deri në vitin 2028, duke sjellë ndryshime konkrete në jetën e përditshme të familjeve përfituese dhe duke kontribuar në tranzicion energjetik të drejtë dhe të barabartë.
Projekti Green Energy Future financohet në kuadër të marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Danimarkës dhe zbatohet nga UNDP, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Fondin për Efiçiencë të Energjisë.