Search

Golden Eagle ka filluar projekt për mbledhjen dhe klasifikimin e mbeturinave

April 24, 2025


Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Fondacioni humanitar “Frutex & Golden Eagle” në Suharekë ka filluar projektin e ri të quajtur “Golden Eco” që ka të bëjë me klasifikimin dhe grumbullimin e mbeturinave.

Përfaqësuesi i këtij fondacioni, Lendrit Palushi, dha më shume detaje për projektin, duke njoftuar se shuma e këtij projekti është rreth 100 mijë euro dhe se do të ofrojë 10 vende pune.

“Gjithë ideja e këtij projekti është që të bëjmë grumbullimin dhe klasifikimin e mbeturinave në shishe qelqi, shishe plastike, kanaqe dhe letër. Grumbullimin kemi filluar ta bëjmë në qytetin e Suharekës ku janë vendosur në 13 lokacione janë të vendosura mbi 50 kontejnerë”, tha ai.

Këto materiale pastaj do të përpunohen nga kompani që merren me materiale të riciklueshme. Palushi tha se synohet që ky projekt të mos ndalet vetëm në Suharekë por të vazhdohet edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se në vitin e ardhshëm ky projekt do të shperndahet edhe në fshatra e në shkolla.

Ai tha se dëshira e tij është komuna e Suharekës të dallohet nga komuna e tjera sa i përket ruajtjes së ambientit.

/Telegrafi