Search

Gojani: Ligji aktual për efiçencë të energjisë rregullon vetëm sektorin publik

March 05, 2021


Për të shënuar Ditën e Efiçiencës së Energjisë, Rinora Gojani, Menaxherja e Programeve dhe Operacioneve në Balkan Green Foundation, në programin e mëngjesit të Klan Kosova tha se ligji për efiçiencë të energjisë rregullon vetëm sektorin publik, edhe pse sektori privat konsumon më së shumti energji elektrike.

Gojani tha se sjellja e çdo qytetari mund të ndikojë në ndryshime në konsumin e energjisë ndërsa investimet dhe ndryshimet në ligj janë të pashmangshme për të adresuar më mirë përpjekjet për të rritur efiçiencën e energjisë.

‘Efiçenca e energjisë është mënyra se si sillemi me energjinë, qoftë ajo elektrike, apo termike. Me veprimet tona që prej mënyrës se si e ndërtojmë shtëpinë, mënyrën se si bëjmë renovime në shtëpitë tona, se çfarë lloj pajisje blejmë’, tha Gojani.

‘Besoj që edhe qytetarët e dijnë se ekziston një kategorizim për kapacitetin e energjisë që e konsumon ai product, sepse ka A+, A++, A++, do të thotë sa më shumë plusa aq më efiçentë është pajisja, pra e kryen funksionin e njejtë me konsum më të vogël të energjisë’, shtoi Gojani.

‘Gjithashtu efiçenca e energjisë është edhe mënyra se si sillemi ne me këto pajisje, qoftë edhe prej kohës kur e mbushim telefonin tonë, mënyrën se çfarë poça elektrik vendosim në shtëpitë tona, pasiqë tani ka teknologji shumë më të mirë të cilat janë LED dhe bëjnë ndriçimin e mjaftueshëm me konsumin e energjisë shumëfish më të vogël se një poç indikashent apo i thjesht’, sqaroi tutje Gojani.

Gojani: 34% e energjisë në Kosovë humbet

Rinora Gojani tha se 35 për qind e energjisë së prodhuar ne Kosovë humbet gjatë transmetimit dhe shpërndarjes dhe se edhe kjo pjesë faturohet për konsumatorët.

‘Ne si Kosovë konsumojmë shumë energji, për shkak se rrjetin e energjisë e kemi shumë të vjetër, edhe diku 34 përqind e energjisë e cila prodhohet në termocentrale nuk arrin të shkojë tek konsumatori për shkak të humbjeve të cilat ndodhin në sistem’, tha Gorani.

Rrjeti i vjetër dhe munbesa e izolimit të shtëpive janë ndër arsyjet kryesore për humbjet në rrjet.

‘Gjithashtu ne kemi humbje për shkak të mungesës së izolimit të shtëpive, shumica e shtëpive në Kosovë janë në tulla, nuk kanë izolim fasadën, e ajo i bie që në kohën e dimrit në mënyrë që të arrihet temperature optimale në hapisrën e brendshme nevojitet më shumë energji termike që ngrohë ambientin”, theksoj Gojani.

Ligji aktual për efiçencë të energjisë rregullon vetëm sektorin publik, edhe pse sektori privat përbënë konsumin më të madhë të energjisë

Gojani tha se investimet në energji të pastër dhe efiçiencë të energjisë mund edhe të kushtojnë fillimisht, por përfitimet në periudhë afatgjate janë të mëdha.

Ajo shtoi se Kosova aktualisht ka një fond dhe ligj për efiçencë të energjisë, mirëpo të metat ligjore po e lënë sektorin privat me opcione të mangëta.

“Kjo pasiqë edhe shteti tanimë ka një fond për efiçencën e energjisë dhe një ligj për efiçencën e energjisë, mirëpo një e metë e këti sektori është se rregullon vetëm sektorin publik, ndërsa lë jashtë dhe të parregulluar sektorin privat’, tha Gojani, ndërsa shtoi se të fundit janë konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike.

Gojani u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të informohen edhe më shumë për masat dhe mënyrat e ngritjes së efiçencës së energjisë në hapësirat e tyre të banimit