Gjykata Komerciale pezullon vendimin e liberalizimit të tregut të energjisë
July 07, 2025

Gjykata Komperciale në Prishtinë ka pezulluar vendim për liberalizimin e tregut të energjisë pas padisë së doërzuar drejtë ZRRE-së.
Këtë lajm e ka bërë të ditur avokatja Blinera Osmani-Bislimi, e cila e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm aktvendimin e ri të Gjykatës Komerciale, e i cili kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRRE-së për daljen e bizneseve të mëdha në treg të hapur.
“Gjykata Komerciale ka miratuar kërkesën tonë për caktimin e masës së sigurisë, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit dhe njoftimit të ZRRE-së për liberalizim të tregut të energjisë, deri në vendimin përfundimtar gjyqësor”, është shprehur Osmani-Bislimi.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së të drejtave të klientëve tanë dhe respektimit të ligjit”, tha e njëjta.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar Oda Ekonomike, mirëpo ende asnjë njoftim nga ZRRE
Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se aktvendimi i fundit nga Gjykata Komerciale që pezullon vendimin e ZRRE-së për daljen në treg të lirë të energjisë për një anëtar të Odës duhet të shërbejë si argument i fortë për ZRRE-në që të rishqyrtojë tërësisht dhe të pezullojë vendimin për të gjitha bizneset.
OEK i bën thirrje ZRRE-së që siç thonë “pa emocione, në mënyrë profesionale dhe transparente, të shfuqizojë vendimin për daljen e bizneseve në mënyrë të dhunshme në tregun e lirë të energjisë”.
“Gjithashtu ju njoftojmë se të hënën, përmes Shoqërisë së Avokatëve “Sejdiu & Qerkini”, do të publikohen edhe pesë aktvendime të tjera të cilat po ashtu kanë aprovuar kërkesat e bizneseve për pezullimin e vendimit të ZRRE”.
Oda Ekonomike e Kosovës thekson më tej se mbetet e përkushtuar në mbështetjen ligjore të bizneseve dhe do të vazhdojë me ngritjen e padive përmes bashkëpunëtorëve të saj ligjorë dhe zyrës së juristëve të themeluar brenda OEK.
/Telegrafi