Search

Gjini: Termocentralet që s’u ndërtuan, gabimi më i madh historik i Kosovës

September 23, 2020


Në një intervistë për Ambientalisti.info, Kryetari i Gjakovës nga rradhët e AAK-së, Ardian Gjini, ka diskutuar për një numër çështjesh të ndërlidhura me mjedisin dhe prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë.

Gjini, teksa po fliste për prodhimin e energjisë elektrike dhe objektivat e vendit karshi obligimeve ndërkombëtare, thekson se përkundër sasive të energjisë elektrike që Kosova duhet prodhuar nga burime të ripërtëritshme, vendi ka bërë gabim ‘historik’ që nuk ka ndërtuar termocentralet me thëngjill me kohë.

‘Në Kosovë ka pasë fushatë të mos ndërtohen termocentralet, fushatë e madhë është bërë që të ndalen, dhe janë ndalë. Për mendimin tim ka qenë gabim fatal. Gabim historik i Kosovës’, tha Gjini gjatë intervistës.

Gjini tha se në lidhje me hidrocentralet dhe aktivitetet e fundit kundërshtuese nga shoqëria civile, gabimet janë bërë shumë më herët. Në lidhje me kundërshtimet, ai tha se këto rrjedhin nga probleme të mëdha ‘konceptuale’.

Po gabim historik, historik, historik. Pastaj kur kanë filluar të ndërtohen hidrocentralet jo sbënë se po e merrni krejt ujin, janë disa probleme të mëdha konceptuale. Unë mendoj që Kosova e ka bë gabimin më të madh strategjik në histori të veten që nuk i ka ndërtuar në 2007 dhe 2008 termocentralet. Gabim që gjeneratatat që vijnë kanë për të na gjykuar që nuk janë ndërtuar.