Search

Gjiknuri në Azerbajxhan: Shqipëria, i vetmi vend në botë që prodhon 100% energji të ripërtëritshme

24 Maj, 2023


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në Shqipëri, Damian Gjiknuri mori pjesë në konferencën e organizuar në Azerbajxhan, mbi rolin e parlamenteve në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit përmes ekonomisë së gjelbër, lidhjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri u shpreh se, Shqipëria është i vetmi vend në botë që prodhon 100 % energji të ripërtëritshme falë hidroenergjisë, shtimit të kapaciteteve të energjisë diellore dhe së fundi edhe atë të erës, që mes të tjerash shkaktojnë një efekt pozitiv për ekonominë e gjelbër.

Lidhur me sigurinë dhe stabilitetin, ai theksoi se, është domosdoshmëri vijimi i një agjende të përbashkët drejt një të ardhmeje më të sigurt për Evropën dhe botën.