Gjermania ndezë termocentralet me qymyr për të kursyer gazin
June 20, 2022

Gjermania do të ndezë termocentralet me qymyr për të kursyer gazin, ka thënë ministri gjerman i ekonomisë këtë të diele.
Rindezja e termocentraleve është pjesë e masave që po ndërmerrë Gjermania për të mundësuar sigurinë energjetike, pasi Rusia kishte ndërprerë furnizimet me gaz për Evropë si kundërpërgjigjje ndaj sanksioneve të shteteve evropiane ndaj saj për luftën në Ukrainë.
Javën e kaluar, Gazprom ka zvogëluar edhe sasitë e gazit në rrjedhën Nord Stream I, një gazsjellës shumë i rëndësishëm nën-ujor që përqon gazin rus direkt në Gjermani.

Gjermania me masa për reduktimin e përdorimit të gazit rus
Ndryshe, Gjermania është mbështetur në importe ruse për nevojat energjetike për kohë të gjatë. Vitin e kaluar, 55% të importeve të gazit natyror në Gjermani kishin burimin nga Rusia.
Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Gjermania ka arritur të zvogëlojë sasitë e importit të gazit natyror nga Rusia për 20%, dhe njëkohësisht, ka shtuar importet e këtij burimi nga Norvegjia, SHBA-të dhe Shtetet e Bashkuara Arabe.
Një e treta e shtëpive në Gjermani ngrohen me gaz natyror, ndërsa 15% të gjithë sasive të gazit Gjermania i përdorë për prodhimin e energjisë elektrike.

Gjermania do të zëvendësojë gazin në prodhimin e energjisë elektrike në raste urgjente me qymyr
Gjatë muajit të kaluar, Gjermania kishte thënë se do të mbajë në gjendje gatishmërie termocentralet me qymyr, për t’i rindezur në rast të nevojës. Por tani, ky vend pritet të sjellë ligj për të lejuar rikthimin e qymyrit që në muajin në vijim.
Javën e kaluar, një grup i lobuesëve industrial në Gjermani kanë thënë se tashmë kanë filluar përdorimin e thëngjillit, si pjesë e përpjekjeve për të kursyer gazin natyror.
Shumë prej industrive janë në kërkim të formave alternative dhe më të qëndrueshme të furnizimit me energji elektrike, por tranzicione të këtij lloji kërkojnë kohë për zbatim.