Gjermania fillon implementimin e masave për kufizimin e çmimeve të karburanteve
April 02, 2026

Gjermania ka miratuar masa fillestare në një paketë politikash për karburantin, të cilat synojnë të frenojë rritjen e madhe të çmimeve për shkak të luftës në Iran, përfshirë kufizimin që pikat e karburantit të rrisin çmimet vetëm një herë në ditë.
Paketa e re, e propozuar nga partianë pushtet Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) dhe Partia Socialdemokrate (SPD), u miratua në fund të javës së kaluar.
Kjo vjen ndërsa konflikti në zhvillim mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin global me naftë, raporton cnn.
Nëse masat kalojnë në parlamentin e Gjermanisë, ato do të zbatohen për të gjitha llojet e benzinës dhe naftës. Sipas një deklarate parlamentare, pikat e karburantit do të lejohen të rrisin çmimet vetëm një herë në ditë, në mesditë.
Rregullat e reja do të ndjekin modelin e Austrisë, e cila kufizon stacionet që të rrisin çmimet vetëm një herë në ditë në orën 12:00, një masë e futur në vitin 2011.
Këtë muaj, Austria i ka ashpërsuar më tej kufizimet e saj si përgjigje ndaj konfliktit me Iranin, duke lejuar tashmë që pikat e karburantit të rrisin çmimet vetëm në mesditë, tri herë në javë: të hënën, të mërkurën dhe të premten.
Ndryshe, disa vende në Evropë kanë shpallur paketa kombëtare lehtësuese për të zbutur goditjen e çmimeve në rritje për konsumatorët.
/Telegrafi