Gjermania e para në përkrahje të ankandeve të hidrogjenit me 350 milionë euro
December 21, 2023

Gjermania ka vendosur të jetë vendi i parë që merr pjesë në iniciativën “Auctions-as-a-Service” të BE-së nën Bankën Evropiane të Hidrogjenit, duke alokuar 350 milionë euro nga buxheti i saj për të mbështetur prodhimin e hidrogjenit të gjelbër brenda kufijve të saj.
Këto fonde janë alokuar mbi 800 milionë eurot e alokuara nën Bankën Evropiane të Hidrogjenit për projekte të hidrogjenit të ripërtëritshëm, si pjesë e ankandave të para që u lansuan në nëntor.
Alokimi edhe i më shumë fondeve ka për qëllim të përkrahë edhe më shumë projekte të hidrogjenit të ripërtëritshëm në Gjermani, transmeton Kosovo.Energy.
Mekanizmi ‘Auctions-as-a-Service’ Brenda Bankës Evropiane të Hidrogjenit u mundëson shteteve anëtare të përkrahin financiarisht projekte që janë pjesë e proceseve tenderuese por që tejkalojnë kufizimet e përkrahjes nga buxheti i Fondit për Inovacion (Innovation Fund).
Ky mekanizëm u mundëson shteteve anëtare të përkrahin projekte brenda kufijve të tyre, duke eliminuar kështu nevojën për të organizuar ankande të ndara kombëtare.