Search

Gjatë vitit 2021 termocentralet në Obiliq kanë ndërperë prodhimin e rrymës 49 herë

13 Maj, 2022


Gjatë vitit 2021, prodhimi i energjisë elektrike nga termocentralet e KEK në Obiliq është ndërprerë për 49 herë. Nga këto, 19 ishin ndalesa të paplanifikuara, 17 rënie dhe 13 ndalesa të planifikuara.

Më së shumti probleme në prodhim kishin njësitë B1 dhe B2 në termocentralin Kosova B, ani pse këto njësi janë dukshëm më të reja se njësitë e termocentralit Kosova A, ku rëniet ishin më të vogla.  Ndalesat e paplanifikuara në termocentralin Kosova A ishin në nivel të njejtë me ato të termocentralit Kosova B.

Remontet e parapara për TC Kosova A dhe TC Kosova B në vitin 2021 janë shtyrë për shkaqe teknike të cilat kanë rrjedhur si rezultat i kufizimeve pandemike, gjë që ka ndikuar që operimi i këtyre njësive të jetë më i lartë se ai i parashikuar në bilancin energjetik, që gjithashtu kanë realizuar me prodhim më të lartë.

Krahasuar me vitin e kaluar numri i rënieve nga operimi i njësive gjeneruese me linjit ka qenë pothuajse e njëjtë.

Përkundër rënieve, orët e operimit të njësive gjeneruese, njesitw e Kosova B kanë operuar rreth 84 % të orëve të vitit, përderisa në vitin 2020 kanë operuar 88% në vit.