Gjatë vikendit largohen nga operimi njësitë A3 dhe B2
January 19, 2026

Të shtunën njësia A3 është ndalur përkohësisht nga operimi, fatmirësisht operimi i sistemit mbeteti i qëndrueshëm.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se sot, rreth orës 18:40, ka vepruar releja mekanike e Buchholz-it të bllok-transformatorit energjetik 15.75/220 kV, 240 MVA, si pasojë e së cilës Njësia A3 është ndalur përkohësisht nga operimi, në përputhje me standardet dhe parametrat e sigurisë teknike.
Ekipet profesionale dhe teknike të KEK sh.a. janë duke realizuar verifikimet dhe kontrollimet e nevojshme për të identifikuar shkakun dhe për të ndërmarrë masat e duhura për sanimin e situatës, në përputhje me procedurat teknike operative.
Para shfaqjes së kësaj anomolie, sipas KEK, prodhimi bruto ditor i energjisë elektrike tejkalon 20MMWh. Pasiq që KEK ishte duke operuar me 5 njësi, që përfaqëson një gjendje të rrallë operative, veçanërisht duke pasur parasysh moshën e njësive prodhuese dhe kompleksitetin teknik të sistemeve.
Njësia A4, është njësia e pestë, e cila aktivizohet sipas nevojës dhe parametrave teknikë, me qëllim të adresimit të rritjes së konsumit, pa cenuar stabilitetin dhe sigurinë operative.
“KEK sh.a. informon se operimi i sistemit elektroenergjetik po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme dhe të kontrolluar, pasi aktualisht po operon me katër (4) njësi gjeneruese: A4, A5, B1 dhe B2, në përputhje me planin e prodhimit dhe bilancin energjetik të aprovuar.” Thuhet në njoftimin e KEK të bërë ditën e shtunë, kur njësia A3 është laguar nga rrjeti.
Një ditë më pas, të dielen, njësia B2 është ndaluar për kontroll teknik, pas 2,000 orëve operim të pandërprerë.
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2, e cila ka qenë në operim të pandërprerë që nga data 26 tetor 2025, ka realizuar me sukses rreth 2,000 orë pune apo 82 ditë operim kontinual.
Duke marrë parasysh ngarkesën e vazhdueshme operative dhe kushtet aktuale teknike, është e domosdoshme që kjo njësi t’i nënshtrohet një kontrolli teknik, me qëllim të vlerësimit të gjendjes së saj, rifreskimit të parametrave operativë dhe sigurimit të vazhdimësisë së qëndrueshme të prodhimit.
Ky kontroll teknik pritet të zgjasë rreth 48 orë. Njëkohësisht, kjo periudhë do të shfrytëzohet për të realizuar edhe sanimin e disa gypave në kaldajë, tek të cilët janë evidentuar rrjedhje, duke rritur kështu nivelin e sigurisë dhe efikasitetit të operimit të mëtejmë të njësisë.